TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME
TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE POSTARE
BOXES LLC
1. EMRI DHE VENDI I OFRUESIT TË SHËRBIMIT
Ofruesi i shërbimeve postare është:
Boxes LLC, me seli në Republikën e Kosovës.
Boxes ofron shërbime postare jo-universale në përputhje me autorizimin e lëshuar dhe legjislacionin në fuqi.
2. LISTA E SHËRBIMEVE TË OFRUARA
Boxes ofron:
- Pranimin e dërgesave postare me karakter komercial
- Transportimin e dërgesave
- Dorëzimin përmes pikave fikse të tërheqjes
- Ruajtjen e përkohshme të dërgesave
- Njoftimin e marrësit
- Administrimin e tërheqjes
- Inkasimin e shumës së deklaruar në momentin e dorëzimit, kur aplikohet
- Rakordimin financiar me dërguesin (dyqanet online)
- Ofrimin e infrastrukturës së pikave për kompani korriere të autorizuara
3. ZONA E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE
Shërbimet postare ofrohen në territorin e Republikës së Kosovës.
4. MËNYRAT DHE KUSHTET E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE
Dërgesat pranohen mbi bazë kontraktuale me dyqanet online ose me kompani korriere të autorizuara.
Dorëzimi realizohet përmes pikave fikse të tërheqjes.
Marrësi njoftohet për disponueshmërinë e dërgesës.
Tërheqja realizohet pas verifikimit me kod unik.
Afati maksimal i ruajtjes së dërgesës në pikë është 7 ditë pune, duke filluar nga dita e regjistrimit të dërgesës në pikën e tërheqjes, përveç rasteve kur me marrëveshje të veçantë ndërmjet palëve përcaktohet ndryshe.
Në rast mos-tërheqjeje brenda këtij afati, dërgesa i kthehet dërguesit.
5. KUSHTET E PRANIMIT DHE SHPËRNDARJES
Pranohen dërgesa të kategorive të vogla dhe të mesme.
Pesha maksimale e pranueshme është deri në 15 kg.
Nuk pranohen:
- Substanca të rrezikshme
- Materiale të ndaluara me ligj
- Artikuj që paraqesin rrezik për sigurinë
- Dërgesa me përmbajtje të paligjshme
Boxes ka të drejtë të refuzojë dërgesa që nuk përmbushin kushtet e pranimit.
6. MËNYRAT DHE KUSHTET E PAGESËS
Tarifat përcaktohen sipas listës tarifore në fuqi.
Pagesa për shërbimet realizohet mbi bazë kontraktuale me dyqanet online ose me kompani korriere të autorizuara.
Në rast inkasimi në momentin e dorëzimit, shuma e deklaruar nga dyqani online inkasohet dhe regjistrohet në sistem.
Rakordimi financiar realizohet sipas marrëveshjes ndërmjet palëve.
7. PËRGJEGJËSIA DHE KOMPENSIMI I DËMIT
Boxes mban përgjegjësi për dërgesën:
- Nga momenti i pranimit të saj, ose
- Në rastin e bashkëpunimit me kompani korriere, nga momenti i regjistrimit të dërgesës në pikën e tërheqjes,
deri në momentin e dorëzimit të dërgesës tek marrësi ose kthimit të saj tek dërguesi.
Boxes nuk mban përgjegjësi për:
- Dëme që rrjedhin nga paketimi i papërshtatshëm
- Përmbajtje të ndaluar ose të padeklaruar
- Vonesa ose dëme si pasojë e forcës madhore
- Dëme të tërthorta ose humbje fitimi
8. PROCEDURAT PËR ZGJIDHJEN E ANKESAVE
Ankesat mund të paraqiten përmes:
- Numrit të telefonit
- Adresës elektronike
- Kanaleve zyrtare të komunikimit
Ankesa duhet të paraqitet brenda 15 ditëve kalendarike nga data e dorëzimit ose nga data kur dërgesa është dashur të dorëzohej.
Çdo ankesë regjistrohet dhe shqyrtohet.
Përgjigjja jepet brenda 15 ditëve pune nga data e pranimit të ankesës.
Në rast moszgjidhjeje, pala ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare.
9. MBËSHTETJA RREGULLATORE
Boxes i nënshtrohet mbikëqyrjes së Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare në përputhje me legjislacionin në fuqi.