Boxes

Dërgesë që përshtatet me ritmin tënd të jetës.

Për herë të parë në Kosovë, porositë online dorëzohen në pika të lagjeskafene, markete, palestra e biznese lokale.
Merr porosinë kur të duash, ku të duash, pa pritje në adresë.

Çka është Boxes?

Boxes është rrjeti i parë i Pick-up Points në Kosovë.
Ne lidhim blerjet online me vendet që ti frekuenton çdo ditë – kafene, restaurante, markete, palestra, e shumë të tjera.
Në vend se të presësh porosinë në shtëpi, ti e merr ku dhe kur të konvenon.

Kur të duash, ku të duash

porositë të presin deri në 7 ditë në pikën tënde.

Dorëzim brenda ditës

për porositë e bëra deri në ora 14:00.

Përfitime për bizneset lokale

më shumë trafik dhe të ardhura shtesë.

Më pak kthime & koordinime

shpërndarje më e thjeshtë për të gjithë.

Për Dyqanet Online

Fokusohu në shitje, jo në dërgesa.

  • Më shumë fleksibilitet për klientët

Ata zgjedhin vetë ku ta marrin porosinë, aty ku janë gjatë ditës.

  • Më pak komplikime për ty

S’ka më thirrje për orare, refuzime e kthime nga mos-koordinimi.

  •  Besim më i madh në brandin tënd

Dorëzim që funksionon si duhet, i thjeshtë, i besueshëm dhe modern.

  • Monitorim në kohë reale për çdo porosi

Do të kesh qasje në statistika, statuset dhe historikun e çdo dorëzimi.

Na kontakto

Për Lokalet Partnere

Bëhu pjesë e rrjetit të Boxes.

Nëse keni kafene, market, palestër, butik apo çfarëdo lokali tjetër, mund të fitosh për çdo porosi të tërhequr.

  • Fitim i drejtpërdrejtë për çdo dorëzim
  • Rrit qarkullimin e klientëve në biznesin tënd
  • Promovim në rrjetet tona dhe të partnerëve tanë

Bëhu Pick-up Point

Për Blerësit

Mënyra e re për tërheqjen e porosive online:

• Porosit si zakonisht në web apo në rrjete sociale
• Shëno që do ta marrësh me Boxes duke zgjedhur një nga pikat tona si metodë transporti
• Ne e dorëzojmë në pikën që e keni përzgjedhur
• Merr porosinë me një kod që ta dërgojmë me SMS/Email

Porosia pret deri në 7 ditë. Ti vendos kur e merr.

Ti porosit online

Zgjedh produktin si zakonisht
(Website, Instagram).

Zgjedh Boxes si metodë dorëzimi

Gjatë porosisë, shëno që do ta marrësh në një nga pikat tona.

Ne e dorëzojmë në një pikë afër teje

Në vendin që e viziton përditë - kafe, palestër, market etj.

Ti merr një kod për tërheqje me SMS

Pa aplikacione. Pa stres.

Ku mund ta marrësh porosinë me Boxes?

Pyetjet më të shpeshta

Porosit online si zakonisht në dyqanin tënd të preferuar online (me të cilin duhet të kemi bashkëpunim). Gjatë përfundimit të blerjes zgjedh një nga pikat tona për tërheqje të porosisë. Kur porosia të dorëzohet në pikë, ti merr një SMS/Email me kodin tënd dhe e tërheq kur të jesh i/e gatshme.

Deri në 7 ditë në pikë. Ti vendos kur vjen ta marrësh.

Gjatë porosisë, shitësi/faqja të ofron listën e pikave të disponueshme. Zgjedh atë që të përshtatet me rutinën tënde.

Merr një SMS/Email me kod të veçantë dhe informata për pikën ku ndodhet porosia.

Po. Mjafton ta ketë kodin që të është dërguar me SMS/Email.

Po, nëse shitësi e lejon. Pagesa bëhet kur e tërheq porosinë nga pika.

Jo. Gjithçka funksionon përmes SMS/Email dhe një kodi të thjeshtë.

Porosia kthehet te shitësi.

Aktualisht jemi në Prishtinë. Zgjerimi në qytete të tjera vjen së shpejti.

Na kontakto në contact@boxes-ks.com ose në Instagram @boxes.ks. Jemi të hapur për bashkëpunime.